Karroceri
Riparim i ndryshkut, saldim, panele të reja, drejtim i shasisë.
12 vite përvojë në autongjyrosje, prej tyre 4 vite në Francë. Nga zinkimi deri te montimi, veturën tënde e bëjmë thuajse të re, me materialet më të mira në treg dhe 10 vite garanci.
Dallojmë me cilësinë e punës dhe me materialet më të mira në treg. Punojmë për të gjithë, pa dallime.


Çdo projekt dokumentohet me foto në çdo fazë: çmontim, zinkim, karroceri, lyerje, montim.
Punojmë me të gjitha veturat. Shumicën e projekteve i kemi bërë me Land Rover dhe Toyota.




Riparim i ndryshkut, saldim, panele të reja, drejtim i shasisë.
Zinkim i shasisë dhe pjesëve, mbrojtja më e mirë kundër ndryshkut. Restaurimi ynë fillon këtu.
Ngjyra origjinale ose sipas dëshirës, mat ose shkëlqim, Raptor coating.
Remont ose ndërrim motori, transmision, diferencial, bllokues.
Lift kit, amortizatorë offroad, goma AT/MT, rrota dhe distancues.
Ulëse, lëkurë, tapiceri, izolim zhurme, multimedia dhe kamera.
Fenerë LED, light bar, drita pune dhe instalim elektrik i plotë.
Bagazh çatie, çadër, winch, bamper çeliku, snorkel, mbrojtëse fundi.
Shto pjesët dhe shiko si duket vetura. Hape çatinë për të parë ku flihet. Zgjedhja jote kalon direkt në mesazhin për ofertë.
Një pasqyrë e pjesëve më të kërkuara. Për çdo pjesë të këshillojmë cila përshtatet me veturën dhe mënyrën si e përdor.
Shohim veturën dhe flasim për vizionin tënd.
Ofertë me shkrim, me çmim dhe afat të qartë.
Foto dhe video të progresit çdo javë në WhatsApp.
Test në rrugë dhe në terren para dorëzimit.
Merr veturën thuajse të re, me 10 vite garanci për punën tonë.
Zgjidh veturën dhe çka dëshiron. Mesazhi krijohet vetë, ti vetëm e dërgon në WhatsApp.
Katër stile si pikënisje. Çmimi varet nga ajo që dëshiron ti, ndaj çdo projekt merr ofertë të veçantë.
Për fundjavë në Sharr e Rugovë. Lift kit, goma AT, fenerë LED, mbrojtëse fundi.
Konfiguro →Gati për Ballkan e më larg. Lyerje e plotë, winch, bamper çeliku, bagazh çatie, çadër, snorkel.
Konfiguro →Restaurim i plotë nga shasia lart. Çmontim, zinkim, karroceri, remont motori, interier i ri.
Konfiguro →Pamje offroad, komoditet për çdo ditë. Ngjyrë mat, rrota të zeza, interier lëkure, multimedia.
Konfiguro →Çdo veturë në shitje mund të përshtatet edhe më tej sipas dëshirës sate. Na shkruaj dhe të njoftojmë kur del vetura e radhës.
Sille veturën kur vjen në pushime, ose ne e marrim dhe ta sjellim. Foto të punës ua dërgojmë të gjithë klientëve që i duan.

Sill veturën për një kontroll falas dhe biseda për projektin.